Shërbimet Ligjore

Përfaqësim në gjykatë dhe institucione - nga faza e parë deri në vendim përfundimtar. Çdo çështje trajtohet me profesionalizëm, transparencë dhe përkushtim absolut.

E Drejta Familjare

Çështje Familjare

Zgjidhje me respekt, transparencë dhe fokus te rezultati i drejtë për familjen tuaj.

Çështje Familjare

Divorc, kujdestari, pension ushqimor, pasuri bashkëshortore

Konsultë Falas

Për kë është?

Nëse jeni duke kaluar një proces divorci, keni nevojë për rregullimin e marrëdhënieve me fëmijën, ndarjen e pasurisë, caktimin e pensionit ushqimor apo përfaqësim në çdo konflikt familjar, ofrohet asistencë ligjore e plotë dhe e personalizuar.

Çfarë përfshin?

  • Zgjidhja e martesës me pëlqim të ndërsjellë & pa pëlqim (me konflikt gjyqësor)
  • Pavlefshmëria e martesës
  • Caktimi i pensionit ushqimor & Rishikimi dhe ndryshimi i masës së pensionit ushqimor
  • Caktimi i kujdestarisë ligjore për fëmijën e mitur & Rregullimi i të drejtës së takimit me prindin tjetër
  • Autorizimi i daljes jashtë vendit me fëmijën e mitur
  • Pjesëtimi i pasurisë bashkëshortore
  • Kundërshtimi i atësisë së njohur ose të prezumuar
  • Heqja ose kufizimi i përgjegjësisë prindërore
Mbrojtje Penale

Çështje Penale

Mbrojtje profesionale në çdo hap të procesit penal - nga ndalimi i parë deri në vendimin përfundimtar.

Çështje Penale

Përfaqësim nga momenti i parë - komisariat, prokurori, gjykatë

Konsultë Falas

Për kë është?

Ky shërbim është për çdo person që përballet me një proces penal dhe dëshiron mbrojtje profesionale në çdo hap të tij - nga ndalimi dhe marrja në pyetje, tek hetimi, gjykimi dhe masa pas dënimit.

Çfarë përfshin?

  • Këshillim ligjor dhe asistencë gjatë shoqërimit, ndalimit apo arrestimit nga policia
  • Asistencë dhe prani gjatë marrjes në pyetje
  • Përfaqësim gjatë hetimit paraprak pranë prokurorisë
  • Ndjekja e procedurave për masat e sigurimit personal (arrest, detyrim paraqitje, arrest shtëpie, etj.) & Kërkesa për zëvendësim, revokim ose lehtësim të masave të sigurimit
  • Mbrojtje në gjykim në të gjitha shkallët e gjykimit
  • Hartim kërkesash, ankimimesh dhe rekursesh në çështje penale
  • Kërkesa për ulje dënimi, pezullim dënimi ose konvertim dënimi
  • Kërkesa për kthimin e sendeve të sekuestruara ose të konfiskuara
  • Pastrim i dëshmisë së penalitetit (rehabilitim penal)
Mbrojtje Penale

Çështje Penale për të Mitur

Mbrojtje me fokus interesin më të lartë të të miturit.

Çështje Penale për të Mitur

Mbrojtje dhe përfaqësim për të mitur në konflikt me ligjin

Konsultë Falas

Për kë është?

Ky shërbim është për të mitur që janë në konflikt me ligjin, duke ofruar mbrojtje, përfaqësim dhe këshillim ligjor për të siguruar interesin e tyre më të mirë gjatë gjithë procedurave.

Çfarë përfshin?

  • Mbrojtje dhe përfaqësim për të mitur në konflikt me ligjin
  • Asistencë gjatë marrjes në pyetje dhe gjykimit për të miturit
  • Ndjekja e procedurave për masa edukative dhe alternative ndaj dënimit
  • Këshillim dhe mbrojtje ligjore me fokus interesin më të lartë të të miturit
E Drejta Civile

Çështje Civile & Pronësie

Kontrata, konflikte pronësie dhe procedura trashëgimie - mbrojtje e plotë e të drejtave tuaja civile.

Çështje Civile & Pronësie

Prona, kontrata, kompensime dhe vendime gjyqësore

Konsultë Falas

Për kë është?

Ky shërbim është për persona që duan të mbrojnë të drejtat e tyre mbi pasurinë, të ndajnë ose rikuperojnë pronat, të kërkojnë kompensime, të përpilojnë kontrata ligjore, dhe të zbatojnë vendime gjyqësore, edhe ato të huaja.

Çfarë përfshin?

  • Pjesëtim i Pasurisë së Paluajtshme
  • Ndjekja e procesit për të vërtetuar dhe siguruar të drejtën ligjore mbi një pronë
  • Sigurimi që një send apo pronë të kthehet te pronari i saj ligjor sipas vendimit të gjykatës
  • Përpilim i kontratave të llojeve të ndryshme
  • Kërkimi i kompensimit për dëme materiale ose morale të shkaktuara nga një palë tjetër
  • Proces ligjor për të kufizuar ose hequr aftësinë për të kryer veprime juridike për shkak të paaftësisë mendore ose të tjera arsye
  • Ndihmë në njohjen dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore të lëshuara jashtë vendit
E Drejta e Punës

Çështje Punësimi

Mbrojtja e të drejtave tuaja në marrëdhëniet e punës - si punonjës dhe si punëdhënës.

Çështje Punësimi

Largim i padrejtë, kontrata pune, mosmarrëveshje me punëdhënësin

Konsultë Falas

Për kë është?

Ky shërbim është për punonjës dhe punëdhënës që duan të sigurojnë respektimin e të drejtave dhe detyrimeve ligjore në marrëdhëniet e punës.

Çfarë përfshin?

  • Këshilla profesionale për punonjësit dhe punëdhënësit mbi të drejtat dhe detyrimet ligjore në marrëdhëniet e punës
  • Hartimi i kontratave individuale dhe kolektive të punës sipas ligjit, për të siguruar respektimin e rregullave të punës
  • Asistencë për raste të largimeve të padrejta nga puna kur situatat dhe procedurat ligjore dhe afatet e Kodit të Punës nuk janë respektuar
  • Sigurimi i të drejtës për të rifituar pozicionin për personat me status të nëpunësit civil
  • Mosmarrëveshje që lidhen me paga, detyra pune, ulje në detyrë dhe çdo problem tjetër mes punonjësit dhe punëdhënësit
  • Përfaqësim në gjykatë
E Drejta Administrative

Çështje Administrative

Ankime dhe procedura me institucione shtetërore - mbrojtja e të drejtave tuaja ndaj shtetit.

Çështje Administrative

Ankime ndaj institucioneve, gjoba, dokumentacion zyrtar

Konsultë Falas

Për kë është?

Ky shërbim është për persona që duan të mbrojnë të drejtat e tyre kundër vendimeve ose masave të institucioneve shtetërore, të trajtojnë gjoba dhe shkelje administrative, të rregullojnë dokumentacionin zyrtar dhe të përfaqësohen në gjykatën administrative.

Çfarë përfshin?

  • Ndihmë për të kundërshtuar vendime të institucioneve shtetërore që ndikojnë të drejtat tuaja
  • Mbrojtje ligjore ndaj gjobave ose masave administrative për shkelje të zakonshme (p.sh. trafik, tatime, ambienti, ndërtim)
  • Këshillim dhe ndihmë për ankime administrative për paga, sigurime shoqërore ose përfitime
  • Ndihmë për dokumentacionin e pronave, regjistrimin e kompanive ose ndryshime të tjera zyrtare
  • Ankime për vendime të institucioneve që ndikojnë tokën, ndërtimin ose aktivitetet mjedisore
  • Përfaqësim në gjykatën administrative
Sigurime & Kompensim

Çështje Sigurimesh & Dëmshpërblimesh

Mbrojtja e të drejtave tuaja ndaj shoqërive të sigurimit dhe institucioneve.

Çështje Sigurimesh & Dëmshpërblimesh

Kompensim aksidentesh, pension, leje lindjeje, shërbim ushtarak

Konsultë Falas

Për kë është?

Ky shërbim është për persona që duan të sigurojnë të drejtat e tyre nga sigurimet dhe përfitimet, duke përfshirë kompensimet nga aksidentet, njohjen e viteve të punës dhe shërbimit ushtarak, si dhe përfitimet gjatë lejes së lindjes.

Çfarë përfshin?

  • Ndjekja e procedurave ligjore për të kërkuar kompensim nga shoqëritë e sigurimit
  • Ndihmë për të njohur dhe regjistruar periudhat e punës për pension ose përfitime të tjera
  • Ndihmë për aplikimet dhe përfitimet ligjore gjatë lejes së lindjes
  • Sigurim i njohjes së periudhave të shërbimit ushtarak për përfitime ligjore
  • Ndjekje e plotë e procedurave gjyqësore dhe administrative
Lëvizja e Lirë

Verifikim & Heqje Ekspulsi (Schengen)

Kontroll statusit SIS dhe procedurë për heqje të kufizimeve.

Verifikim & Heqje Ekspulsi para/pas afatit (Schengen)

Kontroll statusit SIS dhe procedurë për heqje të ekspulsit

Konsultë Falas

Për kë është?

Ky shërbim është për personat e "dëbuar" nga zona Schengen që duan të verifikojnë statusin e tyre në sistemin SIS dhe të heqin ekspulsin, para ose pas afatit, me përgatitjen e dokumentacionit ligjor të nevojshëm.

Çfarë përfshin?

  • Përgatitja e dokumentacionit dhe dosjes së nevojshme për procedurën ligjore
  • Verifikimin në sistemin SIS (Schengen Information System) për të kontrolluar statusin aktual të ekspulsit
  • Mundësi për heqjen e ekspulsit para afatit në rastet kur ligji e lejon
  • Heqja e ekspulsit pas afatit dhe regjistrimin e ndryshimeve në sistemin SIS
Lëvizja e Lirë

Deport nga UK - Procedura për Udhëtim

Orientim ligjor dhe dokumentacion sipas rastit.

Deport nga UK - Procedura për Udhëtim

Asistencë për lëvizje të lirë në Europë pas deportit

Konsultë Falas

Për kë është?

Ky shërbim është dedikuar personave të deportuar nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët janë të bllokuar dhe nuk mund të lëvizin lirshëm.

Çfarë përfshin?

  • Ne ofrojmë asistencë ligjore për pajisjen me vërtetim ligjor, i cili u mundëson klientëve të lëvizin lirshëm në të gjithë Europën
  • Procedura me 100% sukses dhe përgatitje në kohë rekord
Lëvizja e Lirë

Aplikime për Viza Turistike (UK / USA)

Aplikim i saktë, dokumente të rregullta, shmangie e gabimeve.

Aplikime për Viza Turistike (UK / USA)

Aplikim i saktë, dokumente të rregullta, shmangie e gabimeve

Konsultë Falas

Për kë është?

Ky shërbim është për çdo person që dëshiron të udhëtojë në MB (UK) ose SHBA si turist, por që ka nevojë për udhëzim dhe mbështetje profesionale për të siguruar një aplikim të saktë dhe të plotë për vizë.

Çfarë përfshin?

  • Këshillim dhe Përgatitje të dokumentacionit të nevojshëm për aplikim
  • Plotësimi i formularëve të vizës në mënyrë të saktë dhe të përputhshme me kërkesat e ambasadës
  • Udhëzime për intervistën në ambasadë, përgatitjen e klientit për pyetjet dhe kërkesat që mund të lindin
  • Verifikim të statusit të aplikimit dhe ndjekje të procedurës deri në marrjen e vendimit
Pronësia Intelektuale

Regjistrim Marka Tregtare & Mbrojtje të Pronësisë Intelektuale

Mbrojtja e biznesit dhe krijimeve tuaja intelektuale në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Regjistrim Marka Tregtare & Pronësia Intelektuale

Marka, patenta, dizajne dhe të drejta autori

Konsultë Falas

Për kë është?

Ky shërbim është për biznese, sipërmarrës dhe krijues që duan të mbrojnë markat, patentat, dizajnet dhe krijimet e tyre intelektuale, duke siguruar të drejtën ekskluzive dhe mbrojtje ligjore ndaj shkeljeve.

Çfarë përfshin?

  • Ndihmë për të regjistruar markat tuaja në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe sigurimi i të drejtës ekskluzive mbi emrin dhe simbolin e biznesit tuaj
  • Ndjekja e çështjeve për shkelje të të drejtave të autorit, patentave, dizajneve
Konsultë Falas

Keni një Çështje? Kontaktoni Tani

Na kontaktoni sot për një konsultë të strukturuar. Vlerësojmë situatën, ju orientojmë për hapat dhe ju ofrojmë plan veprimi të qartë.