Ekspertizë 7+ Vjet në Shqipëri

Mbrojmë të Drejtat Tuaja me Integritet & Profesionalizëm

Çdo çështje fillon me një analizë të thellë dhe një strategji të personalizuar sipas nevojave tuaja. Ajo mbështetet në përvojë juridike të konsoliduar, konfidencialitet të garantuar dhe përkushtim maksimal. Nga këshillimi i parë deri në përfundimin e procesit, ju keni përfaqësim të sigurt dhe mbështetje të vazhdueshme ligjore në çdo hap.

0
Çështje të Fituara
0%
Shkallë Suksesi
24/7
Disponueshmëri
Avokate Sidorela Dervishanji - Studio Ligjore Tiranë, Mbrojtje Ligjore Profesionale
Scroll
Përgjigje brenda 2 orësh
100% Konfidencial
Raportim Transparent
Strategji e Personalizuar
Ekspertizë 7+ Vjet
Përgjigje brenda 2 orësh
100% Konfidencial
Raportim Transparent

Fusha të Specializuara Ligjore

Nga çështje penale te procedura ndërkombëtare - përfaqësim i plotë, strategji e qartë dhe ndjekje në çdo fazë

Procesi Ynë në 4 Hapa

Nga konsulta e parë deri në rezultat konkret

1

Konsultë & Analizë

Dëgjojmë çështjen tuaj, analizojmë situatën dhe ju orientojmë mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë.

2

Strategji Ligjore

Identifikojmë dokumentacionin, analizojmë ligjet dhe ndërtojmë strategjinë më të fortë për rastin tuaj.

3

Përgatitje Dosje

Hartojmë dokumentacionin e plotë, përgatisim argumentet dhe ju mbajmë të informuar në çdo fazë.

4

Përfaqësim & Rezultat

Ju përfaqësojmë në gjykatë, mbrojmë me profesionalizëm dhe punojmë deri në rezultatin më të mirë.

Raste të Fituara

Shembuj nga praktika jonë (të anonimizuar për konfidencialitet)

Çështje Penale

Klientja akuzohej për falsifikim dokumentesh. Pas mbrojtjes ligjore dhe argumentimit të rrethanave, gjykata vendosi dënim alternativ.

Rezultati: Dënim alternativ - punë në interes të publikut. Burgim i shmangur.
Çështje Familjare

Klientja kërkoi divorc, por bashkëshorti refuzonte të paraqitej në seanca. Çështja u paraqit dhe u përfaqësua në çdo hap të procesit.

Rezultati: Gjykata vendosi zgjidhjen e martesës pa praninë e bashkëshortit.
Urdhër Mbrojtjeje

Klientja mori Urdhër Mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit. Ai ankoi vendimin në Apel duke pretenduar mosfaktueshmëri të dhunës.

Rezultati: Gjykata e Apelit rrëzoi ankimin. Urdhri u konfirmua plotësisht.
Çështje Civile

Klienti kërkoi kujdestari ligjore për motrën e tij me pamundësi fizike dhe psikologjike për të kryer veprime ligjore.

Rezultati: Gjykata vendosi heqjen e zotësisë dhe caktimin e kujdestarisë ligjore.
Çështje Punësimi

Klienti u largua padrejtësisht nga puna pa respektuar procedurat ligjore të njoftimit. U mblodhën prova të qarta të shkeljeve të punëdhënësit.

Rezultati: Gjykata vendosi dëmshpërblimin e plotë në favor të klientit.
Masa Sigurimi

Klienti akuzohej për mbajtje armësh të ftohta. Prokuroria kërkoi masa të rrepta. U argumentua situata reale dhe mungesa e rrezikut.

Rezultati: Gjykata vendosi masën e lehtësuar - paraqitje periodike. Arrest i shmangur.

Profesionalizëm i lartë dhe komunikim i qartë në çdo fazë. Më ndihmoi të kuptoj procedurën dhe të marr vendimet e duhura.

A.M.
A. M. Çështje Penale

Transparencë absolute dhe ndjekje e plotë. Më mbajti të informuar për çdo hap dhe arriti zgjidhjen që doja.

E.K.
E. K. Divorc & Familjare

Pas vitesh me kufizime udhëtimi, mendova se nuk kishte zgjidhje. Falë punës profesionale, situata u zgjidh.

L.D.
L. D. Heqje Ekspulsi
Konsultë Falas

Keni Nevojë për Mbrojtje Ligjore?